Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin pasi shihet në një video-incizim duke shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në Bjeshkët e Strellcit në Deçan, më 8 korrik.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/