Telegrafi

U nis i armatosur drejt ambulantes për ta sulmuar një person, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në fshatin Studençan të Suharekës, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 15:00, Stacioni Policor në Suharekë ka marr informacion nga një femër se një i dyshuar është nisur i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në Studençan, për ta sulmuar vëllain e saj.

“Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë bastisje së automjetit, në bagazh policia njofton se është gjetur një pushkë gjysmë automatikë, ndërsa në xhepat e tij janë gjetur katër fishekë.

“Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia. Në shtëpi i janë gjet 13 fishke dhe 8 krehër të fishekëve”, thuhet tutje.

Arma, municioni dhe provat tjera bëhet e ditur se janë sekuestruar, ndërkaq i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/