Në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, një njeri ka vendosur të mahitet me shoferët e veturave, duke i nervozuar me mbështjelljen e tyre.
Por, Rob Anderson u kujdes që “viktimave” t’ju lë edhe një urim me disa para.
Në videon e plasuar më poshtë, shihen pronarët e veturave, derisa të nervozuar heqin letrën dekorative, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, me të gjetur një zarf, disponimi i tyre ndryshon. Ata iu gëzohen shumë përshëndetjes dhe urimit për festat e fundvitit, si dhe parave që gjejnë. /Telegrafi/