Telegrafi

U ndëshkua me karton të kuq, FA dënon rëndë Van Dijkun

Virgil Van Dijk është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën Newcastle United – Liverpool.

Qendërmbrojtësi holandez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të në sfidën që The Reds e fituan 1-2.

Edhe pse trajneri Jurgen Klopp këmbëngulte se nuk ishte ndërhyrja për karton të kuq, FA ka dënuar holandezin.

Lexo po ashtu Van Dijk shpreson në suksesin e Liverpoolit në sezonin e ri

Van Dijk është dënuar me katër ndeshje mos lojë për Liverpoolin në Ligën Premier nga Federata Angleze e Futbollit.

Kësisoj qendërmbrojtësi do t’i mungojë Liverpoolit në sfidat katër sfida shumë të rëndësishme në kampionat si ndaj Aston Villës dhe West Hamit në Anfield dhe Wolves e Tottenham në udhëtim.

Lexo po ashtu Klopp e quan përmbysjen ndaj Newcastles më të vështirë dhe më të bukur se ndaj Barcelonës

Rikthimi i tij pritet të bëhet më 8 tetor në sfidën Brighton – Liverpool. /Telegrafi/