Site icon Telegrafi

U nda apo u fejua me Alban Hoxhën? Flet më në fund Çiljeta (Video)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga këtë vit ka qenë mjaft e përfolur për jetën e saj private.

Është përfolur muaj më parë se mes saj dhe futbollistit Alban Hoxha kishte lindur një romancë, por që mbetej private nga të dyja palët.

Lexo po ashtu Fansi nuk e mban dot vetën, ulet afër Çiljetës në koncert dhe tenton ta prekë (Foto)

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Prive, Çiljeta është shprehur se jeta e saj personale vazhdon të jetë më se e lumtur.

“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”, ka thënë ajo.

Ndërsa e pyetur për unazën në gisht, e cila aludon në një fejesë, këngëtarja dha këtë përgjigje: “S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, ‘Fernando’”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projektet e fundit, Çiljeta i ka sjell thuajse të gjitha në bashkëpunime, për çka u shpreh se është e lumtur t’i ndihmojë artistët e rinj.

Bashkëpunimi i saj i fundit titullohet “Pa ty”, dhe ishte një këngë e zhanrit baladë, për të cilën mediat aluduan se ia ka kushtuar Albanit.

Por edhe për këtë rast, ajo kishte një shpjegim: “Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”, ka përfunduar Çiljeta. /Telegrafi/

Exit mobile version