Me ngritjen e temperaturave lufta në Ukrainë ka filluar paksa të komplikohet, për faktin se forcat ruse po fshihen nën pemë dhe gjelbërimin e madh në zonat malore.
Megjithatë operatorët e dronëve të ushtrisë ukrainase po vazhdojnë të luajnë rol kyç në këtë luftë të filluar në shkurt të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Brigada K-2 e ukrainasve ka publikuar një video, përmes të cilës tregon se ka kryer me sukses një operacion në lindje të vendit.
Duke përdorur dronët kamikaz kanë arritur të neutralizojnë grupe të ushtrisë ruse, që po tentonin të fshiheshin nën pemë.
Në momentin që vërejtën dronin e ukrainasve, ushtarët e Vladimir Putinit tentuan të shmangin përplasjen – por ishte e kotë.
Në video shihen ushtarët që zihen në befasi si dhe njëri prej tyre që tenton të shmang përplasen – por pa ndonjë sukses. /Telegrafi/