Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar nga paraburgimi 48-orësh, për çfarë Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje.
Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë për Telegrafin se Stresi prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për paraburgim të Stresit psasi i njëjti ka paguar dorëzaninë prej 20 mijë euro.
“Personi i pandehur me inicialet A.L [Arkimed Lushaj] dje është paraqitur në stacionin policor, pas intervistimit është ndaluar për 48 me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha ai.
Nikçi shtoi se “Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ka parashtuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku sot gjatë seancës dëgjimore tha se mund të bëhet edhe pjesa e dorëzanisë, ku gjykata e ka vlerësuar shumën prej 20,000 eurosh e deponuar nga personi i pandehur në arkat shtetërore, si lloj garance se do të jetë prezent tek organet hetuese deri në fund të kësaj çështjeje penale sa herë që të ftohet”.
“I njëjti dyshohet për vepën penale, ndihmë në kryerjen e veprës së rëndë penale – lëndim trupor. Pasi kemi pranuar disa ekspertiza për lëndime të lehta trupore të shkaktuara ndaj viktimave me siguri kjo vepër penale do të rikualifikohet”, përfundoi ai. /Telegrafi/