Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në një konferencë për shtyp për klauzolën e mundshme të largimit të Erling Haaland.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur një klauzolë largimi në kontratën e yllit norvegjez, duke bërë që Haaland të lidhet me Real Madridin.
Megjithatë, trajneri i Cityt, Guardiola ka mohuar ekzistencën e asaj klauzole dhe sipas tij ajo nuk ekziston për asnjë skuadër.
“Nuk është e vërtetë, ai nuk ka një klauzolë specifike lirimi për Real Madridin apo ndonjë ekip tjetër. Nuk është e vërtetë, çfarë mund të them? Kam ndjenjën se ai është tepër i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Guardiola.
🗣 "He has not a release clause for Real Madrid or any other team." ❌
Pep Guardiola shuts down the reports about Erling Haaland's release clause pic.twitter.com/EoJQ8LQ0QC
— Football Daily (@footballdaily) October 6, 2022
Po ashtu, menaxheri i klubit nga Etihad ka shpjeguar se pse e ka zëvendësuar sulmuesin norvegjez gjatë ndeshjes kundër Copenhagës.
“Ai luan shumë minuta, loja ishte nën kontroll dhe Cole Palmer është një lojtar i shkëlqyer dhe ai me të vërtetë donte të luante. Nëse loja do të kishte qenë e ngushtë, Erling do të kishte vazhduar”.
It's October 5 and Erling Haaland has 19 goals 🏊♂️ pic.twitter.com/MS7TXh6MND
— B/R Football (@brfootball) October 5, 2022
Haaland u largua nga fusha e lojës pas pjesën së parë pasi shënoi dy gola, por trajneri spanjoll thotë se nuk është për t’i dhënë pushim:
“Nuk është për t’u dhënë pushim lojtarëve. Ne kemi një skuadër prej 20 lojtarësh, nëse luani vetëm me 11, atëherë të tjerët kur të duhen, nuk punojnë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/