Site icon Telegrafi

U lëndua duke prerë dru në mal, vdes në QKUK një person nga Podujeva

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pasi kishte marrë lëndime të rënda duke prerë dru në mal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Terrnovicë e Epërme të Podujevës, mëngjes e së hënës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti pasi ishte lënduar, ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por që më pas ka vdekur.

“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version