Telegrafi

“U kry” – Yll Limani publikon projektin e shumëpritur

Yll Limani ka publikuar këngë më të re me titullin “U kry”.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes produksioni “Fati.Tv”.

Teksti dhe muzika u realizuan nga këngëtari, teksa producent i saj është Fatjon Miftari.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi erdhi me regji të Ari Dalladaku, ndërsa ‘beat’ nga vëllai i artistit, Art.

Vlen të theksohet se protagoniste në videoklip është modelja dhe aktorja 63-vjeçare nga Spanja, Inge Ladd.

Lexo po ashtu Nga kampanjat e "Gucci" në projektin e Yll Limanit, Inge Ladd shfaqet në videoklipin e ri të artistit shqiptar

Ylli ndërkohë ka paralajmëruar se do të sjell edhe disa projekte të tjera gjatë sezonit të verës, mes tyre edhe një bashkëpunim të radhës me reperin Noizy. /Telegrafi/