Para disa javëve ishte mjaft e përfolur në media, dhe kjo për shkak të disa fotografive që qarkulluan, të cilat shfaqnin celulit në asetet e saj.
Por, Kim Kardashian do t’ju tregojë të gjithë fansave të saj se ajo di të ndryshojë, dhe se e kanë gabim për format e saj.
Së fundmi, ylli Kardashian është fotografuar gjatë një takimi me bashkëshortin e saj Kanye West, ku po bëheshin gati për një drekë në Malibu.
Ajo çfarë ra në sy ishin format trupore të Kimit, të cilat mesa duket pas përkushtimit të madh të saj në palestër, kanë ndryshuar.
E veshur në të zeza, në një palë tuta dhe bluzë të zezë, Kim vërtetoi se vazhdon të mbetet seksi, duke bëtë fansat që sërish të ndryshojnë mendim për të. /Telegrafi/