Site icon Telegrafi

U konfliktuan pas aksidentit në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet për pengmarrje

Një pengmarrje dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku disa persona janë konfliktuar pas një aksidenti.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Indrit Beqiraj teksa lëvizte më një motomjet tip “Piaggio së bashku me të vëllanë Gentian Beqirajn, është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy persona.

Pas aksidentit Beqiraj dhe dy personat e tjerë janë konfliktuar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku më pas Beqiraj është marrë me dhunë në mjet e pas disa metrash është lënë I lirë.

Menjëherë pas ngjarjes, Beqiraj ka raportuar situatën në polici. Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë. /tch/

Exit mobile version