Telegrafi

U kapën duke vjedhur naftë te antenat e IPKO-s, arrestohen tre persona  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët janë kapur në flagrancë tu vjedhur naftë te antenat e IPKO-s në Mushtisht të Suharekës.

Policia në cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar 30 bidon të mbushur me naftë, në sasi rreth 600 litra.

“Më datë 01 prill 2022, rreth orës 21:00,Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur ‘Nerezina’ në Mushtisht të Suharekës”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të informatës patrullat policore kanë kapur në flagrancë të dyshuarit: J. A. 1988 m/sh/k, R. A., 1980 m/sh/k dhe L. A., 1998.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/