Site icon Telegrafi

U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Një kolaboracionist rus që i kishte dhënë informacione Moskës për pozicionet mbrojtëse të ukrainasve – është arrestuar nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU).

Ky person nga Odea u arrestuar në Zaporizhzhia, ku për destinacion kishte pasur shkuarjen në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga forcat separatiste pro-ruse, transmeton Telegrafi.

Sipas SBU-së, kolaboracionisti kishte vënë kontakte me lidershipin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe organizatorët dhe sponsoruesit e ushtrisë së saj.

Lexo po ashtu Ukraina e quan 'sulm terrorist' – momenti kur një burrë nxirret nga rrënojat e një ndërtese të goditur nga raketat ruse në Donetsk

Thuhet se ai ishte pajtuar që do t’i shërbej me nderë “Republikës Popullore të Donetskut”, dhe ishte bërë gati që të largohet nga rajoni që kontrollohet nga ukrainasit.

“Ai mblidhte informacione për pozicionet mbrojtëse të Ukrainës, dhe mobilizimin në rajonin e Odesas që i merrte nga kontaktet e vazhdueshme që i kishte me banorët e atjeshëm”, thuhet në kumtesën e SBU-së.

Ndryshe forcat ukrainase dhe ato ruse, edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra në pothuajse tërë territorin e Ukrainës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version