Telegrafi

U hodh shorti për Kupën e Mbretit: Derbi madrilen në çerekfinale, edhe tri përballje tjera interesante

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të takohen në çerekfinale të Kupës së Mbretit, është vendosur nga shorti i sotëm.

Përveç duelit të lartpërmendur mes Realit dhe Atléticos, i cili do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, do të jenë edhe tri takime tjera.

Ndeshja interesante është edhe ajo mes Barcelonës dhe Real Sociedad që zhvillohet në “Camp Nou”.

Dy ndeshja tjera jën Valencia – Athletic Bilbao dhe Osasuna – Sevilla.

Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale, më 27 janar do të hidhet shorti për gjysmëfinalet.

Ndeshjet do të luhen në datat 24, 25 dhe 26 janar, ndërsa orari do të përcaktohet më vonë. /Telegrafi/