Një fëmijë i moshës 7 vjeçare, nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një veturë në Rusinoc të Lipjanit, pasditen e sotme.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërkaq shoferi i veturës 27 vjeçar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit audi dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori. S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Po ashtu ajo njoftoi se “Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.
“Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, tha ajo. /Telegrafi/