Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:25 në fshatin Jabllanicë e Vogël në komunën e Pejës.
Policia njofton se ka arrestuar personin i cili ka shkaktuar aksidentin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/