Një burrë që kishte kërcënuar se do ta aktivizojë granatën e dorës me të cilën ishte futur në ndërtesën e qeverisë së Ukrainës, është arrestuar nga policia në Kiev, shkruan Reuters.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet burri duke mbajtur lëndën shpërthyese, derisa pjesëtarë të sigurimit i kërkonin që të largohet nga ndërtesa, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportojnë se burri ishte futur në objektin e qeverisë me granatë dore – duke u thënë të pranishmëve se tani e tutje ai kontrollon me këtë vend.
https://twitter.com/RT_com/status/1422829224570859522?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1422829224570859522%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3742019%2Fkijev-pretnje-bomba
Ai vazhdimisht kishte kërcënuar policinë se do ta aktivizojë mjetin shpërthyes, dhe se assesi nuk do të del nga ndërtesa – duke theksuar se është i gatshëm që për këtë veprim të vuaj dënimin edhe me burgim.
Policia në Kiev megjithatë ka arritur ta arrestoj burrin që ishte futur në objektin e qeverisë ukrainase, e këtë e ka konfirmuar edhe kreu i policisë Ihor Klymenko.
Një video që e kanë publikuar mediat që kontrollohen nga presidenti rus Vladimir Putin (Russia Today dhe Sputnik) nuk ka mundur ta konfirmojë Reuters, por siç raporton ky medium burri është identifikuar si veteran i luftës – mbështetës i madh i Rusisë dhe njëherit separatist në pjesën lindore të Ukrainës. /Telegrafi/