Telegrafi

U fut në histori të Serie A si debutuesi më i ri – prindërit e sensacionit të Milanit nuk i mbanin lotët

Prindërit e Francesco Camarda ishin të mbushur me emocione teksa djali i tyre doli në fushë për debutimin e tij te Milani në fitoren kundër Fiorentinës.

Pavarësisht se Rossonerët mbanin një epërsi të vogël 1-0 dhe Fiorentina po shtynte fort për të barazuar, trajneri Pioli vendosi të inkuadronte Camardan në lojë në minutën e 84-të.

Me vetëm 15 vjeç e 260 ditë, sulmuesi u bë debutuesi më i ri në historinë e Serie A.

Lexo po ashtu Historia u shkrua në sfidën mes Milanit dhe Fiorentinës: Francesco Camarda lojtari më i ri që ka debutuar në Serie A

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte Wisdom Amey. Ai ishte 15 vjeç e 274 ditë kur luajti ndeshjen e tij të parë për Bolognan në maj 2021, siç raportohet nga Sky Sport Italia.

Teksa spikeri thërriste emrin e Camardas dhe turma brohoriste, kamera kapi prindërit e Camardas, veçanërisht nënën e tij, e cila nuk i mbante dot lotët e gëzimit.

Fitorja 1-0 e Milanit kundër Fiorentinës i dha fund serisë së tyre të fundit pa fitore dhe i mbajti ata në vendin e tretë në ligë. Tani ata janë pesë pikë prapa Interit, i cili kryeson ligën. /Telegrafi/