Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha titullin “Hero i Ukrainës”, ushtarit të ekzekutuar ukrainas Oleksandr Matsiyevksy.
I conferred the title of Hero of Ukraine upon Oleksandr Matsiyevsky. A Ukrainian warrior. A man who will be known and remembered forever. For his bravery, for his confidence in Ukraine and for his “Glory to Ukraine!”. Glory to the Hero! Glory to the Heroes! Glory to Ukraine! pic.twitter.com/uKUKIhCfMp
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 12, 2023
Ushtari ukrainas i paarmatosur i cili ishte zënë rob nga forcat ruse u ekzekutua në mënyrën më brutale të mundshme dhe momenti i vrasjes së tij ishte xhiruar dhe pamjet kanë bërë xhiron anembanë në internet.
Російські загарбники розстріляли безбройного українського військовополоненого за слова “Слава Україні”. pic.twitter.com/73Vzqsjcdn
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 6, 2023
Në këtë video ku shihet qartazi ekzekutimi i tij, ushtari me uniformën ukrainase ishte duke pirë cigare dhe fjalët e tij të fundit ishin “Slava Ukraini” apo lavdi Ukrainës.
Pas kësaj, pason një breshëri plumbash nga forcat ruse.
Zelensky përmes një postimi në Twitter ku informoi publikun e gjerë për dhënien e titullit tha se Matsiyveksy do të njihet dhe kujtohet gjithmonë për trimërinë e tij, për besimin e tij në Ukrainë. /Telegrafi/