Të martën, Hollywood Unlocked publikoi një video të re të një interviste të Kanye West me prezantuesin Jason Lee.
Në një moment gjatë bisedës së tyre, West, 44-vjeçar, pohoi se kishte marrë një laptop me pamje të pa publikuara të Kardashian, 41-vjeçe, me ish të dashurin e saj, Ray J. (Videoja e parë u filmua teksa dyshja ishin në lidhje në vitin 2003, u bë publike në vitin 2007 dhe çoi në vite polemika të mëdha për yllin e “Keeping Up With the Kardashians”.
Megjithatë, në një deklaratë të marrë nga People, një përfaqësues i Kardashian mohoi ekzistencën e një kasete të dytë seksuale.
“Kim mbetet e palëkundur në atë se nuk ka asnjë kasetë të re të dytë që ekziston. Pas 20 vitesh, ajo me të vërtetë dëshiron të kalojë nga ky kapitull duke u fokusuar në vend të kësaj në gjërat pozitive që ajo vazhdon të bëjë si nënë, sipërmarrëse dhe avokate për drejtësinë”, tha burimi.
Pretendimet e West u shfaqën fillimisht në intervistën e tij ndërsa ai po diskutonte “njerëzit [të cilët] qëllimisht bëjnë gjëra që të jenë të këqij dhe t’ju lëndojnë”.
Kardashian ka adresuar disa herë në të kaluarën kasetën e saj seksuale dhe mënyrat se si ndikoi në jetën personale.
Në tetor 2018, Kim zbuloi se artisti u paralajmërua nga të tjerët që të mos dilte me të për shkak të kasetës.
Ndërsa po vazhdojnë të kenë akuza ndaj njëri-tjetrit, Kanye po shijon lidhjen e re me aktoren Julia Fox, kurse në anën tjetër Kardashian me yllin e SNL-së, Pete Davidson.
Ish-çifti ndajnë së bashku katër fëmijë, për të cilët ditëve të fundit reperi e akuzoi themeluesen e “Skims” se nuk po ia lejon që t’i shohë. /Telegrafi/