Telegrafi

U dhunua gjatë një vizite te motra, arrestohet 27 vjeçari në Viti

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në tetor në qytetin e Vitisë, ndërsa lidhur me këtë është arrestuar Xh.Z, 27 vjeçar.

Viktima femër (e mitur) ka raportuar në polici rastin e dhunimit që i kishte ndodhur gjatë tetorit derisa kishte qenë për vizitë te motra e saj, ndërsa lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari.

“Më 24.11.2022, zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila  është  raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar Xh. Z mashkull, 27 vjeç dhe i dyshuar për dhunim, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/