Telegrafi

U detyrua të largohet gjatë pjesës së parë ndaj Liverpoolit, Tuchel flet për dëmtimin e Kantes

Thomas Tuchel ka zbuluar se largimi i hershem i N’Golo Kante kundër Liverpoolit të shtunën erdhi për shkak të të njëjtit dëmtim të kyçit të këmbës që e mbajti atë jashtë ndeshjes së mëparshme të Bluve në Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Mesfushori francez filloi si titullar kundër Reds, por u zëvendësua në pjesën e parë, pas një pjese të parë kaotike që pa Blutë ta mbyllnin lojën me barazim 1-1 në Anfield.

Një ndërhyrje nga Sadio Mane e rrëzoi Kanten, duke detyruar një largim të hershëm, dhe tani Tuchel ka konfirmuar se ai u largua pasi rëndoi një goditje ekzistuese.

Lexo po ashtu Liverpooli dhe Chelsea ndahen në paqe në derbin e tensionuar

“Ai është i dëmtuar, ai duhej të dilte jashtë. Ai humbi ndeshjen me Arsenalin për shkak të dhimbjes në kyçin e këmbës dhe pak inflamacion”, ka shpjeguar fillimisht Tuchel në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk është asgjë serioze sepse ai ishte kthyer në stërvitje dhe, siç e shihni, filloi sot. Në fitimin e topit në këtë situatë, kundërshtari ra në kyçin e këmbës, dhe e përdrodhi përsëri”.

Lexo po ashtu Liverpool 1-1 Chelsea, notat e lojtarëve

“Ai menjëherë kishte të njëjtën dhimbje si para ndeshjes me Arsenalin kur e humbi atë”.

“Atij i mungonte forca për të përshpejtuar dhe ne duhej ta hiqnim atë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/