Thomas Tuchel ka zbuluar se largimi i hershem i N’Golo Kante kundër Liverpoolit të shtunën erdhi për shkak të të njëjtit dëmtim të kyçit të këmbës që e mbajti atë jashtë ndeshjes së mëparshme të Bluve në Ligën Premier ndaj Arsenalit.
Mesfushori francez filloi si titullar kundër Reds, por u zëvendësua në pjesën e parë, pas një pjese të parë kaotike që pa Blutë ta mbyllnin lojën me barazim 1-1 në Anfield.
Një ndërhyrje nga Sadio Mane e rrëzoi Kanten, duke detyruar një largim të hershëm, dhe tani Tuchel ka konfirmuar se ai u largua pasi rëndoi një goditje ekzistuese.
“Ai është i dëmtuar, ai duhej të dilte jashtë. Ai humbi ndeshjen me Arsenalin për shkak të dhimbjes në kyçin e këmbës dhe pak inflamacion”, ka shpjeguar fillimisht Tuchel në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Nuk është asgjë serioze sepse ai ishte kthyer në stërvitje dhe, siç e shihni, filloi sot. Në fitimin e topit në këtë situatë, kundërshtari ra në kyçin e këmbës, dhe e përdrodhi përsëri”.
“Ai menjëherë kishte të njëjtën dhimbje si para ndeshjes me Arsenalin kur e humbi atë”.
“Atij i mungonte forca për të përshpejtuar dhe ne duhej ta hiqnim atë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/