Site icon Telegrafi

U dërgua me urgjencë në spital pas një incidenti, Kiara Tito thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore

Foto: Screenshot/YouTube

Kiara Tito pësoi një incident duke luajtur me karrige brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo u rrëzua menjëherë në tokë dhe kërkoi ndihmën mjekësore pasi kishte shumë dhimbje.

‘Vëllai i Madh’ ka reaguar po ashtu duke thënë se mos ta lëvizin fare pasi tani do të vijnë mjekët për ta dërguar në spital.

E pas trajtimit të nevojshëm, banorja Tea Trifoni përmes një zarfi njoftoi se Kiara është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo po ashtu Kiara Tito pëson tërheqje muskulare, shihet duke qarë teksa rrëzohet në tokë

Ajo theksoi se së shpejti do të rikthehet në shtëpi për t’iu bashkuar banorëve të tjerë.

Tito tha se ka pasur një tërheqje muskulare, por që nuk ishte diçka e rrezikshme.

Moderatorja ndërkaq ka qenë shumë e komentuar këtë kohë për shkak të raportit me banorin Luiz Ejlli. /Telegrafi/

Exit mobile version