Telegrafi

U cilësua ‘vjedhje’ ndaj Interit, drejtori i Juventusit flet për transferimin e Bremerit

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene këmbëngul se ata nuk e kanë ‘vjedhur’ Gleison Bremer nga duart e Interit.

Bardhezinjtë nënshkruan zyrtarisht Bremer nga rivalët e tyre lokal, Torino, këtë javë në një marrëveshje me vlerë 41 milionë euro plus deri në 9 milionë euro në bonuse të ndryshme.

Ai dukej i destinuar të bashkohej me Interin, por Zonja e Vjetër arriti e para, duke siguruar lojtarin dhe duke u mburrur në treg si një ‘vjedhje nga duart’ ndaj Interit.

Lexo po ashtu Bremer merr numrin e legjendës së Juventusit dhe flet si lojtar i tyre: Jam këtu për të fituar, nuk kisha dyshime se cilin klub ta zgjidhja

Megjithatë, drejtori i Juventusit, Arrivabene nuk e ka cilësuar si vjedhje.

“Nuk është një çështje vjedhjeje, tregu i transferimeve është i hapur dhe një klub bën atë që duhet të bëjë”, u ka thënë Arrivabene gazetarëve kur u largua nga takimi i sotëm i Lega Serie A në Milano .

Ndryshe, Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar ka arritur t’i transferojë edhe dy yje si Angel Di Maria dhe Paul Pogba si lojtarë të lirë. /Telegrafi/