Telegrafi

U bënë miq të ngushtë në Big Brother, Romeo publikon fotografi me Lisin pas daljes nga shtëpia

Romeo Veshaj u shpall finalisti i tretë në Big Brother VIP Albania 3.

Ish-konkurrenti gjatë qëndrimit brenda përveç dashurisë fitoi edhe një miqësi të sinqertë.

Kjo me gazetarin Elvis Myrta, edhe pse kishte kohë që ai doli nga ky reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti pas daljes nga ky format ka sjellë një imazh përkrah Lisit, ku shfaqen duke buzëqeshur.

Lisit madje i është premtuar një vend pune në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”.

Lexo po ashtu Juli me falënderim për publikun pas daljes nga Big Brother: E di që me votat e juaja kam fituar, avash do të sqarohen të gjitha

Romeo në ndërkohë ka bërë një reagim pas daljes nga BBVA duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Ai po ashtu publikoi edhe një fotografi me Heidi Bacin, duke treguar se janë bashkë, përkundër aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet. /Telegrafi/