Site icon Telegrafi

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një person me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, gjersa ka kanosur edhe një vozitës tjetër. 

Rasti kishte ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 12:30.

I arrestuari dyshohet edhe për lëndim të lehtë trupor, ndërkaq i njëjti kishte dëmtuar edhe veturat.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur për Telegrafin se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version