Site icon Telegrafi

U akuzua se mashtroi në Kanë, reagon Ermal Mamaqi

Moderatori Ermal Mamaqi e ka nisur emisionin e së shtunës me një shpjegim lidhur me akuzat e fundit.

Disa nga mediat e kanë quajtur “mashtrim” paraqitjen e Ermalit dhe Elvanës në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Ermali tregoi gjatë emisionit se paraqitja e tij në këtë festival ishte për të reklamuar dhe shitur komdeinë “2 Gishtë Mjaltë”, siç rëndom ndodh me dilmat pjesëmarrës në Festivalin e Kanës.

“Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë çfarë bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar, ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet; është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj, investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’”, ka thënë Ermali.

Lexo po ashtu Edhe Aurela Hoxha në Festivalin e Kanës

“Të nderuar gazetarë, dashamirës dhe zemërbardhë, nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë isha konkurrent në Festivalin e Kanës sepse po të isha do e kishin marrë vesh të gjithë. Isha thjesht për të shitur filmin dhe mora edhe një biletë për të parë një nga filmat që ishin konkurrent.

Në një postim kisha shkruar: Shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës. E para, çfarë të keqe ka të shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës? Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Ne sapo i dhamë një sinjal universit që një ditë të marrim një çmim në Festivalin e Kanës. Dhe e dyta, meqë unë e kam thënë këtë, mendjet e ndritura gazetareske duhet ta kuptonin që kjo ishte një shaka, se jam komedian dhe komedianët bëjnë shaka, prandaj quhen komedian. Dhe po, atë rrëzimin e bëra vetë”, ka treguar më tej moderatori dhe komediani i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version