Tyson Fury thotë se do të tërhiqet nga boksi pas meçit të tij në peshën e rëndë me Dillian Whyte muajin e ardhshëm.
Dy herë kampioni i botës, në moshën 33-vjeçare, do të përballet me rivalin e tij britanik Whyte në stadiumin Wembley më 23 prill.
Fury më pas pritej të përballej me fituesin e revanshit mes Anthony Joshua ose Oleksandr Usyk, që do të zhvillohet pak më vonë këtë vit.
Boksieri anglez thotë se do të var dorezat për të kaluar kohë me gruan e tij dhe gjashtë fëmijët.
“Kjo është lufta e fundit e karrierës sime, unë do të tërhiqem pas kësaj”.
“150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm, i ri, do të blej një jaht masiv jashtë vendit”.
🥊 The 'Gypsy King' announces retirement from professional #boxing. @Tyson_Fury pic.twitter.com/yxC9TlPu5W
— AS USA (@English_AS) March 1, 2022
“Po tërhiqem, jam jashtë, kjo është lufta ime e fundit, kam mbaruar”, ka thënë ai.
🥊 'Gypsy King' njofton se do të pensionohet nga boksi profesional pas këtij meçi 👊
▪ Tyson Fury i jep fund mundësisë së unifikimit si kampion i botës në pesha të rënda pas meçit mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua më vonë gjatë këtij viti 😬#TelegrafiSport pic.twitter.com/HTNtwqbnZn
— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) March 1, 2022
Fury po fliste në një konferencë për shtyp të martën për përballjen e tij me Whyte, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë.
Kjo pasi ai aktualisht po përgatitet për luftën në Portugali. /Telegrafi/