Paulie Malignaggi ka thënë se Tyson Fury do të fitonte bindshëm ndaj Anthony Joshuas, në rast se dy britanikët do kenë shansin që të përballen.
The Gypsy King fillimisht do të zhvillojë trilogjinë me Dontay Wilderin në korrik, derisa AJ do të ketë punë me Kubrat Pulevin në qershor.
Amerikani 39-vjeçar beson se Fury do të fitonte pa probleme ndaj Joshuas, madje do të bënte të dukej atë si një askush.
“”Mendoj se Fury është më i miri në peshat e rënda në boks, kështu që ai do të mposhte Joshuan. Do ta dhuroja ta shikoja atë përballje”, ka thënë Malignaggi.
“Joshua është një tip që dëshiron të mësojë më shumë rreth boksit dhe është i pasionuar. Por, Fury ka teknikë dhe lëvizë nëpër ring sikurse një atletë, është shumë e vështirë”.
“Është i vështirë ta kapësh me grushte, ai është gjithmonë në lëvizje, është e vështirë t’ia dalësh me të”, ka shtuar më tej ai.
Pas këtyre dy meçeve tash të vendosua, të dy boksierët në rast se i fitojnë përballjet, do të kenë shansin të ballafaqohen për titullin e kampionit të unifikuar. /Telegrafi/