Tyson Fury ka thënë se është lodhur “duke dëgjuar justifikime” nga Anthony Joshua dhe Dillian Whyte, ndërsa ai kërkon të finalizojë luftën e tij të radhës.
Fury ka bërë thirrje që Joshua të tërhiqet nga ndeshja e tij me Oleksandr Usyk, duke i hapur rrugën një lufte mes Fury dhe Usyk për të bashkuar rripat e peshave të rënda.
Nëse nuk arrihet marrëveshje me Joshuan, oferta me sfiduesin e detyrueshëm të WBC-së, Whyte do të mbahet të mërkurën me qëllim që ky meç të jetë meçi i radhës i Furyt.
“Më ka lodhur duke i parë këta budallenj, më ka lodhur të dëgjoj justifikimet e tyre”.
“A do të luftojë Dillian Whyte me mua? A do të largohet Anthony Joshua? Tik, tak, tok. Koha ka mbaruar. Ju të gjithë jeni duke u fshehur – frikacakë”, ka thënë ai.
Joshua is a coward.
Usyk is a pussy.
Whyte don’t want to fight.
Pack of wet lettuces. pic.twitter.com/joXSRCEmLT
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) January 25, 2022
Pavarësisht kthimit, skuadra e Furyt mbetet optimiste se ata mund të arrijnë një marrëveshje me Joshuan, gjë që do ta lejonte atë të përballet me Usyk më pas. /Telegrafi/