Telegrafi

Tyson Fury rikujton mendimet e tij nga çastet kur ishte rrëzuar dy herë nga Wilder

(Foto: USA TODAY Sports/The Mirror)

Tyson Fury thotë se ishte i bindur në fitore edhe në momentin kur ishte rrëzuar dy here nga Deontay Wilder në meçin e trilogjisë në Las Vegas.

‘Gypsy King’ vazhdon të jetë i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa të shtunën mbrëma e mbrojti titullin e botës përballë Bomberi të Bronztë.

Ai fitoi me nokaut në raundin e 11-të, mirëpo amerikani e kishte rrëzuar dy herë në raundin e katërt.

“Më kapi dy herë në raundin e katërt. Kurrë nuk mendova se ka marrë fund. Thosha me vete: ‘Në rregull, goditje e mirë, por do ta kthej brenda një minute’ dhe e bëra”.

Lexo po ashtu 'Është për t'u studiuar' - si arriti të ngritet Fury pasi u nokautua dy herë nga Wilder

“Isha shumë i vetëdijshëm, e shihja gjyqtarin duke numëruar 3, 4… Isha gjithmonë aty. Ai më tronditi, ai më rrëzoi. Ky është boksi dhe e tillë është jeta po ashtu”.

“Nuk ka të bëjë se sa herë rrëzohesh, por duhet të vazhdosh përpara në mënyrë pozitive dhe të vazhdosh luftën. Jo vetëm në boks, por në përgjithësi edhe në jetë”, ka deklaruar 33-vjeçari pas meçit. /Telegrafi/