Tyson Fury së fundmi ka renditur pesë boksierët që sipas tij janë më të mirët në peshat e ndërkaq.
Gypsy King ka arritur marrëveshje me Anthony Joshuan, që pas trilogjisë me Deontay Wilderin, të zhvillojnë një meç për kampionin e unifikuar.
Por, Fury duhet të mbrojë titullin e fituar pikërisht nga Bronze Bomber dhe AJ të mposhtë sfiduesin Kubrat Pulev.
Deri atëherë, britaniku ka listuar pesë boksierët më të mirë në peshat e rënda, duke e lënë vetën në pozitën e parë.
Pas tij vije kundërshtari aktual Wilder, e që Joshuan e ka vendosur në pozitën e tretë.
Pas dyshes, vijnë edhe boksierët e tjerë që garojnë në peshat e rënda si, Oleksandr Usyk dhe Dillian Whyte, në murin katër, respektivisht pesë.
Për këta dy të fundit, Joshua ka thënë pothuajse në çdo intervistë se ka respekt maksimal për punën e tyre. /Telegrafi/