Site icon Telegrafi

Tyson Fury planifikon të hyjë në MMA, ndërsa Conor McGregor do të jetë trajner i tij

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury është i gatshëm që të bëj një hap më tej nga boksi dhe të hyjë në MMA me ndihmën e yllit të UFC-së, Conor McGregor, i cili është i gatshëm që të bëhet trajner i tij.

Boksieri britanik tashmë është duke i shqyrtuar opsionet jashtë ringut të boksit dhe në fund të këtij muaji do ta provojë veten në WWE në duelin kundër Braun Strowman në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Tyson Fury planifikon të pensionohet pas tri duelesh në vitin 2020

Pas duelit të 31 tetorit, ai e ka të caktuar rimeçin ndaj Deontay Wilder (më 22 shkurt 2020) të vlefshëm për titullin e kampionit të WBC në kategorinë e peshave të rënda.

Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

‘Gypsy King’ ka thënë se dëshiron t’i zhvillojë edhe tri meçe në boks dhe të pensionohet nga ky sport, ndërsa tashmë ia kanë tërhequr vëmendjen artet e përziera marciale.

“Mund ta shihni Tyson Furyn duke debutuar në MMA këtë vit. Është ndryshe, por siç them, Tyson Fury po merr gjithçka”.

“Kam biseduar me Conor (McGregor) për këtë gjë dhe ai është i gatshëm të më trajnojë dhe do të jetë mirë”, ka deklaruar Fury për Sky Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version