Tyson Fury e ka mirëpritur ftesën e Anthony Joshuas që të stërviten së bashku për rimeçin ndaj Deontay Wilderit.
AJ e ka mposhtur Andy Ruizin para dhjetë ditësh në Arabinë Saudite për t’i rikthyer në brezin e tij tituj e kampionit në peshat e rënda, ndërsa tani po e mbanë një shikim nga afër për rimeçin që Gypsy King do ta ketë me amerikanin.
Fury do të takohet me Wilderin për herë të dytë në shkurt të vitit 2020, derisa përballja e parë kishte përfunduar me barazim.
Joshua deklaroi në Sky Sport se është i gatshëm që të stërvitet me Furyn dhe ta ndihmojë atë për rimeçin e madh.
Bashkëkombësi i tij e ka mirëpritur ftesën e tij dhe ka thënë se i pëlqen edhe atij që të boksoj së bashku.
“E kam parë videon e Joshuas në Sky Sport duke thënë se do të dëshironte të vinte në kampin tim dhe të përballet sa më shpejtë me mua para Wilderit – kjo është e sigurt”, ka thënë Fury.
“Kur ta mposhti Wilderin, do të përballem me ty AJ dhe do ta pëlqeja të vije në kampin tim”, ka shtuar më tej ai.
Joshua shpreson që bashkëkombësi i tij të mposhtë Wilderin për titullin ËBC dhe më pas të ketë shansin që të luftojë për titullin e kampionit të padiskutueshëm. /Telegrafi/