Telegrafi

Tyson Fury nuk vonon, i përgjigjet Joshuas pas fitores ndaj Klitschkos (Foto)

Anthony Joshua pasi fitoi ndaj Wladimir Klitschkos i ka kërkuar përballje Tayson Furyt.

Dhe normalisht që nuk ka vonuar përgjigja e këtij të fundit, ku në një mënyrë ka pranuar duelin dhe normalisht që e ka komplimentuar për fitoren.

Lexo po ashtu Joshua i lumtur me fitoren: Wladimir është një model, Fury ku je?

“Bravo Anthony Joshua, luftë e mirë. Ti kishte jetë o vdekje me Klitschkon, edhe unë kam luajtur ndaj këtij njeriu. Le të vallëzojmë”, ka shkruar Fury.

Joshua fitoi tre titujt IBO, IBF dhe WBA në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/