Tyson Fury ka reaguar pas lajmit se ai është i lirë që t’i kthehet boksit duke i bërë ftesë për duel Anthony Joshuas.
Ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda e ka pranuar suspendimin dyvjeçar nga UKAD (Anti-dopingu në Britaninë e Madhe).
Pikërisht në mesnatën e 12 dhjetorit skadon pezullimi dhe Fury mund të aplikojë për një licencë të re boksi në Bordin e Kontrollit të Boksit Britanik.
Fury menjëherë e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se do t’i kërkojë titujt që aktualisht ai i posedon, WBA dhe IBF.
“Anthony Joshua, ku je djalosh? Po vi për ty… dhe askush nuk mund të më ndalë tash”, ka shkruar ai në Twitter.
@anthonyfjoshua where you at boy? I'm coming for you punk ent no1 blocking my path now!👊🏻
— TYSON FURY (@Tyson_Fury) December 12, 2017
Joshua do të ndeshet me Joseph Parker në marsin e ardhshëm, mirëpo në të kaluarën ai kishte shprehur dëshirë që të ndeshej me Furyn.
Pas njoftimit të UKAD se ai mund të boksojë sërish, Tyson ka thënë se është një boksier dhe është i lumtur që gjërat janë zgjidhur.
“Tash mund ta lë prapa makthin e dy viteve të kaluara, gjë që ka qenë periudhë shumë e rëndë sidomos për familjen time”, ka thënë mes tjerash Fury. /Telegrafi/