Tyson Fury ka bërë një dedikim për rivalin britanik Anthony Joshuan gjatë përballjes me Deontay Wilderin – duke mbajtur mbrojtësen e dhëmbëve me shkrimin “Nigeria”.
The Gypsy King e mposhti Bronze Bomberin në ripërballjen që u zhvillua në MGM Arena të Las Vegasit, duke fituar titullin WBC në peshat e rënda në boks, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë.
Dyshimet e para janë se Fury po e kërkon përballjen me Joshuan, sidomos pas mbrojtëses së dhëmbëve, në mënyrë që të luftojnë për titullin e unifikuar.
Kampioni më i ri i WBC-s kishte mbrojtësen e dhëmbëve me ngjyrë të bardhë dhe të gjelbër, derisa në të shkruhej “Nigeria”.
AJ ka prejardhjen nga Afrika, më saktësisht nga Nigeria, e që ka thënë se është krenar për nga janë të parët e tij.
Mirëpo, Joshua duhet të pres edhe për pak kohë që të përballet me bashkëkombësin e tij, pasi Wilder do të ketë shansin që brenda 30 ditësh të kërkojë trilogjinë me Furyn. /Telegrafi/