Telegrafi

Tyson Fury i ka bërë sërish të gjithë për vete në Las Vegas

(Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury është kujdesur sërish që të vjedhë të gjithë spektaklin në Las Vegas, madje e ka bërë të duartrokasë edhe kundërshtarin e tij, Otto Wallin, gjatë matjeve zyrtare.

Boksieri britanik i ka tejkaluar të gjitha problemet mendore dhe ato me vartësinë, dhe tash është një person mjaft i hareshëm dhe i argëton të gjithë kur është jashtë ringut.

Lexo po ashtu Koha, vendi, statistika - gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Tyson Fury dhe Otto Wallin
Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Edhe brenda ringut, ai arrin që të krijojë atmosferë, porse nuk harron të tregohet i rrezikshëm për kundërshtarët.

Ai ka vazhduar shfaqjen me simbole meksikane për ta nderuar festimin e Ditës së Pavarësisë së Meksikës që ka filluar këtë fundjavë.

Tyson Fury dhe Otto Wallin (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Fury shpreson për një triumf të madh ndaj Wallin, në mënyrë që t’i shërbejë si një parapërgatitje e rëndësishme para rimeçit për titullin WBC kundër Deontay Wilder që zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/