Telegrafi

Tyson Fury argëtohet me “New Rules” të Duas para shkuarjes në palestër (Video)

Tyson Fury ka qenë në disponim shumë të mirë këto ditë, pasi tashmë i është hequr pezullimi për të boksuar.

Ish-kampionit të botës i është kumtuar lajmi se mund t’i kthehet sportit të tij të preferuar pas suspendimit dyvjeçar, ndërsa në profilin e tij në Instagram i ka publikuar disa video duke u argëtuar në veturë.

(Foto: Getty Images)

Në njërën prej tyre, ai shfaqet duke e dëgjuar hitin e Dua Lipës,  “New Rules”.

“Para palestrës, ndjenjë fantastike”, ka shkruar Fury në përshkrimin e videos.

Porsa u njoftua për largimin e suspendimit, Tyson menjëherë i bëri ftesë Anthony Joshuas për duel.

Lexo po ashtu Tyson Fury i kthehet boksit, menjëherë e paralajmëron Joshuan: Po vi për ty!
(Foto: Getty Images)

Ndryshe, “New Rules” e Dua Lipës ka arritur 775 milionë shikime në YouTube dhe është rrugës për të kaluar një miliard.

Viti 2017 ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, e cila tashmë ka bërë vendin e saj në skenën botërore të muzikës. /Telegrafi/