Site icon Telegrafi

Tyga në Tiranë më 11 nëntor

Reperi me famë botërore Tyga do të shkelë për herë të parë tokën shqiptare pasi do të performojë në një nga klubet e Tiranës, më 11 Nëntor.

Tyga, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ray Nguyen-Stevenson është krijuesi i disa hiteve ndërkombëtare, si “Bitches N Marijuana”, “Rack City”, apo “Far Away”, ndërsa numëron bashkëpunime me artistë të tjerë Lil Wayne, Drake e Chris Brown.

Përveç muzikës, 25 – vjeçari është gjithashtu i njohur edhe për shkak të lidhjes me një prej motrave Jenner. Prej rreth një viti rreperi amerikan është në një lidhje me motrën e vogël të Kim Kardashian, modelen dhe showgirl –in Kylie Jenner.

Tyga dhe Kylie shfaqen gjithnjë në krah të njëri – tjetrit, megjithatë ende nuk dihet nëse 18 – vjeçarja do ta shoqërojë reperin edhe në udhëtimin e tij në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version