Producenti i njohur shqiptar, Cricket, po vjen me një projekt të ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me këngëtarët e njohur shqiptarë, Nora Istrefi dhe Gesko, kënga e të cilëve mban titullin “Me ty”.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një videoje të shkurtër të shpërndarë në rrjete sociale.
“Me ty. Së shpejti”, thuhet në postimin e publikuar në Instagram.
Ata ndërkohë nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të lansohet ky bashkëpunim.
Të shumta kanë qenë reagimet që morën në pjesën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për duetin.
Të njëjtit sivjet ishin shumë të angazhuar me prurje të reja muzikore, nga të cilat morën rezultate pozitive. /Telegrafi/