Site icon Telegrafi

Twitter nis shërbimin që synon anashkalimin e bllokimit nga Rusia

Twitter ka promovuar një version të mbrojtur nga privatësia të faqes së saj për të anashkaluar mbikëqyrjen dhe censurën pasi Rusia kufizoi qasjen në shërbimin e saj.

Në një përpjekje për të kufizuar rrjedhën e informacionit për luftën e saj në Ukrainë, Rusia bllokoi qasjen në Facebook dhe kufizoi Twitterin për qytetarët e saj.

Lexo po ashtu Pas Facebook, Rusia ka bllokuar edhe Twitter-in

Të dyja kompanitë kanë thënë se po punojnë për të rivendosur qasjen për njerëzit brenda Rusisë, edhe pse ato kufizojnë mediat shtetërore të vendit nga shërbimet e tyre, shkruan skynews.

I njohur si një shërbim “qepë”, përdoruesit tani mund të hyjnë në këtë version të Twitter nëse shkarkojnë shfletuesin Tor, i cili u lejon njerëzve të aksesojnë faqet në atë që quhet edhe “web i errët”.

Në vend të .com, faqet onion kanë një prapashtesë .onion. /Telegrafi/

Exit mobile version