Site icon Telegrafi

Tusk: BE dhe Britania e Madhe nuk mund të kenë marrëveshje pa pëlqimin e Spanjës

Pas Brexit-it, nuk mund të zbatohet asnjë marrëveshje mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me Gjibraltarin, pa pëlqimin e Spanjës, tha sot Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Pasi Mbretëria e Bashkuar po largohet nga Bashkimi Evropian, ne nuk mund të krijojmë asnjë lloj marrëveshjeje mbi Gjibraltarin midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, pa pëlqimin e Spanjës”, ka bërë të ditur Tusk.

Të mërkurën Britania e Madhe ka paraqitur kërkesën zyrtare për shkëputje nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version