Telegrafi

Turqit pas Mavrajt

Mërgim Mavraj mund të përfundojë në futbollin turk pasi ka disa skuadra që e duan.

Qendërmbrojtësin shqiptar e pëlqejnë skuadrat nga Superliga turke, Trabzonspor dhe Bursaspor, shkruajnë mediat turke.

Madje, skautë të shumtë e kanë ndjekur ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë, prej tyre edhe turq, të cilët e kanë shënjestruar futbollistin e Kolnit.

Mavrajn e do edhe skuadra tjetër gjermane, Munchen 1860.

Mavraj aktualisht luan në Bundesligën gjermane te Koln dhe është duke menduar për kampionatin evropian që zhvillohet në Francë ku do të luajë me Shqipërinë.