Telegrafi

Turqia do të mbështes Maqedoninë për integrim në NATO, thotë Kahraman

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman ku kanë diskutuar për perspektivat ekonomike, integruese dhe demokratike në mes dy vendeve për të ardhmen.

Deputetët dhe kryetari i dhomës legjistlative turke i kanë shprehur mbështetje Zaevit për integrimin e Maqedonisë në NATO duke i premtuar edhe aksione të përbashkëta në mes dy ushtrive, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në fund të takimit, Zaev në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë i shprehi ngushëllime Kahramanit për jetët e humbura të ushtarëve trk në betejën e shtetit turk në Siri. /Telegrafi/