Zëdhënësi i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se Turqia dhe vendet e tjera duhet akoma të bisedojnë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Siç raporton Reuters, ai në forumin ndërkombëtar në Doha, tha se Kievi ka nevojë për më shumë përkrahje që të mbrohet, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Kalin shtoi se të gjithë i kanë prishur raportet me Rusinë, që sipas tij në fund nuk do të ketë kush që të bisedojë me ta.
“Ukrainasit kanë nevojë për ndihmë në çdo aspekt, për t’u mbrojtur – por edhe duhet dëgjuar edhe palën ruse – në njërën apo tjetrën mënyrë”, porositi Kalin. /Telegrafi/