Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Pas bisedimeve tre-palëshe ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale.
Në këtë kontekst, marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus.
Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës, raporton aa.
Task-Forc do të koordinojë rindërtimin e objekteve me rëndësi sociale dhe ekonomike në Ukrainë, si rrugët, urat, infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, spitalet dhe shkollat.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/