Interi e ka mposhtur Milanin në kuadër të javës së 23-të në derin Della Madonnina në Serie A.
Pas vetëm pesë minutash lojë në San Siro, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Lautaro Martinez që u asistua nga Romelu Lukaku.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm edhe pse rastet për të dyja anët nuk munguan, por u mungoi efikasiteti.
⏸️ | INTERVALLO
Fine primo tempo a San Siro, siamo in vantaggio grazie al gol di #Lautaro: avanti così, ragazzi! 👊👊👊#MilanInter 0⃣-1⃣#DerbyMilano ⚫️🔵 #FORZAINTER pic.twitter.com/OwWKmuWIOo
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 21, 2021
Edhe pjesa e dytë filloi më mirë për Interi, që arriti të dyfishonte epërsinë, e që sërish në listën e golashënuesve ishte Lautaro (57’), që pranoi një asistim fantastik nga Ivan Perisic.
Fitoren e Nerazzzurëve e vulosi Lukaku që shënoi për 3-0 në minutën e 66-të nga një asistim i dytë në këtë takim nga anësori kroat.
RRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRROOOOOMELUUUUU!!!
66' – Ha segnato #Lukaku ☺️#MilanInter 0⃣-3⃣#DerbyMilano ⚫️🔵 #FORZAINTER pic.twitter.com/ubcFWwD8KQ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) February 21, 2021
Milani në minutat e mbetur të takimit dukej një skuadër pa organizim dhe këtë gjë e dëshmoi edhe rezultati i derbit, me Interin që tani ka thelluar distancën në kreun e tabelës.
Interi është aktualisht lider me 53 pikë, derisa Milani është në të dytin me 49 sosh.
🎙️ Segui la cronaca di #MilanInter LIVE sull'App!
📲 https://t.co/k2zluibzhx#SempreMilan pic.twitter.com/qMFJ4uqhsV— AC Milan (@acmilan) February 21, 2021
Në javën e 24-të, Nerazzurët do të kenë punë me Genoan, gjersa Milani do të takohet me Romën. /Telegrafi/